Alvaro Morata dëshiron t’i bashkohet Manchester Unitedit sa më shpejtë
Sipas të përditshmes sportive katallane, Mundo Deportivo, Álvaro Morata dëshiron të largohet nga Real Madrid dhe të transferohet në Manchester United.
Ish sulmuesi i Juventusit ka kërkuar nga drejtuesit e Los Blancos që sa më shpejt të arrijnë një marrëveshje me klubin nga ‘Old Traffrod’, përcjell Express.
Real Madridi po kërkon 80 milionë euro për Moratan. Por, këtë shifër nuk janë të gatshëm ta paguajnë ‘Djajtë e Kuq’.
Kurse, Jose Mourinho po dëshiron që Moratan, me të cilin thuhet se ka arritur marrëveshje, ta ketë në ekip qysh nga e diela, para nisjes për në Amerikë, ku do të kryejnë fazën përgatitore për sezonin e ri. /Express/


















