Gjatë të enjtes mbrëma banorët e qytetit Nuuk në Grenlandë u befasuan kur panë në qiell që shpërtheu meteori, duke bërë kështu që qielli të merr ngjyrë të kaltër dhe natën ta shndërroi në ditë për pak sekonda.
Derisa banorët nuk dinin fillimisht se çfarë po ndodh, rreth orës 4:54 befasisht i gjithë qielli mori ngjyrë të kaltër, dhe ajo dritë e fuqishme u pa pothuajse në gjithë Grenlandën, transmeton Telegrafi.
Ishte Gustav Fischer që arriti ta filmojë këtë momente të pazakontë në qiell. Sipas mediave lokale kjo dritë është vërejtur edhe nga aeroplanët që po fluturonin mbi pjesën jugore të Grenlandës.
“Befasisht gjithçka mori ngjyrë të kaltër, deti, malet dhe fillimisht mendova se bëhej fjalë për një shpërthim të fuqishëm. Por, kur e ngritëm kokën pamë se ishte një meteor. Ai u nda në tri pjesë”, ka deklaruar piloti Mikael Jakobsen.
Në një video tjetër të filmuar nga Lotte Ostergaard Hastrup dhe Thomas Hastrup, drita e meteorit mund të vërehet në reflektimin e dritareve të veturave të parakuara. /Telegrafi/