Shpërthen Mentor Shuki

E publikuar: 22/12/2017 01:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Para më shumë se 350 mysafirëve ka shpërthyer Mentor Shuki në stand-up komedinë e tij ‘Urime Viti i VJETËR’

Me një tregim spekakolar që ka elaboruar rëndësinë e bukës në kulturën tonë, pastaj traditën e pritjes së vitit të ri si dhe ngjarjet e mëdha politike te vitit 2017, Shuki ka shfrenuar të pranishmit përgjatë një ore.

Nga thumbimet urbane te Shukit s’ka shpëtuar as i pari I Kosovës, presidenti Thaçi e as ai I Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Kurse të pranishëm ishin yjet e muzikës Hip-Hop Kresha dhe P.I.N.T, DJ Jungle dhe Agon Amiga, këngëtari Shpat Deda si dhe DJ Gamble, tashmë deputet në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Nuk munguan as artistët Erzen Shkololli, drejtoresha e DokuFestit Nita Deda si dhe Alban Muja dhe dizajnerja Venera Mustafa.

Nga të pranishmit, kjo performancë është konsideruar si performanca më e mirë e komedianit dhe autorit të emisionit ME SHUKIN, i cili është nga të vetmit në kulturën e komedisë stand-up.

Kjo ngjarje është mbështetur nga Propper Pizza, Urban FM dhe American School of Kosova.