Situata me bandat në Elbasan dhe kriminaliteti në këtë qytet po trajtohet në emisionin “Byroja politike” në abc news, ku i ftuar është dhe gazetari Spartak Koka.
Gjatë fjalës së tij Koka ka lëshuar akuza të forta në drejtim të Partisë Demokratike.
Ai u shpreh së në të shkuarën PD-ja ka mbështetur një nga grupet kriminale që veprojnë në atë qytet dhe se falë mbështetjes së tyre PD-ja, fitoi 2 palë zgjedhje në Elbasan.
“Një grupet kriminale të Elbasanit i është dhënë mbështetje nga Partia Demokratike. I është dhënë favorizim me anë të tenderave dhe kontrollimin e qytetit. Janë fituar dy palë zgjedhje në Elbasan nga ky grup kriminal. Kur ka qenë Basha në Elbasan i dërguar i PD-së në krye të listës është bërë marrëveshje me grupin kriminal që ka mundësuar fitoren e dy palë zgjedhjeve”, tha gazetari Koka.

















