Deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismajli ka shpërthyer ndaj mos votimit të mocionit të opozitës për krimet e kryera në Kosovë nga ana e Serbisë. Ai në një shënim në Facebook ka thënë se a po e shihni çfarë plehu e ka kapluar shtetin.
Lexojeni të plotë shënimin e tij:
Me kërkesë të opozitës, u kërkue që sot në Kuvend me u futë si pikë e parë e rendit të ditës, pa nisë diskutimi për Gjykatën Speciale, miratimi i një rezolute lidhun me krimet e kryeme nga Serbia gjatë viteve ’98-’99.
E votuen kundër.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sapo refuzuen me i trajtue krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve, që përfshijnë 12,000 viktima, 20,000 gra të dhunueme, 120,000 shtëpi të djeguna, prej të cilëve 1392 fëmijë të vramë, e po dojnë me e votue Gjykatën Speciale, e cila e njollos luftëne Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si organizatë që ka krye gjenocid edhe spastrim etnik.
S’po di tjetërqysh qysh me ju vizatue se çfarë plehu e ka kaplue këtë shtet. S’po di.