Të paktën tetë persona vdiqën, ndërsa 20 janë lënduar gjatë një shpërthimi në një fabrikë të palicencuar për prodhimin e mjeteve piroteknike në qytetin Balasore, në shtetin indian Orisa.
Sipas policisë lokale, numri i të pësuarve mund të rritet, sepse disa persona gjenden nën rrënojat e ndërtesës, e cila tërësisht është rrënuar nga shpërthimi.
Incidenti ndodhi para manifestimit të festës së njohur hinduse të dritës Divali.
Shpërthimet e tilla janë dukuri e shpeshtë në Indi, sepse nuk kanë kujdes për masat e sigurisë në fabrikat për mjete piroteknike.


















