Një incident i rëndë ka ndodhur sot në Skenderaj, ku një fëmijë ka pësuar lëndime pas shpërthimit të një bombole me gaz.
Rasti ka ndodhur sot pasdite në Aqarevë, ku një 13-vjeçar ka mbetur i lënduar derisa ishte duke ruajtur bagëtinë në fushë.
Sipas raportimeve në media, dyshohet se pronari i një dyqani në këtë fshat kishte ndezur mbeturina, dhe si pasojë e zjarrit ka shpërthyer bombola me gaz.
Mësohet se nga ky shpërthim, ka shkaktuar djegie në fytyrën e fëmijës.
I mituri ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Univeristare në Prishtinë dhe më pas është liruar për në shtëpi.


















