Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset 24 vjeçarja

E publikuar: 03/10/2017 08:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një 24 vjeçare mbeti e plagosur mëngjesin e sotëm nga shpërthimi i një bombole gazi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40 në banesën e shtetasit A.G. në lagjen Nr.2 në Laç, ku bombola e gazit e cila ishte vendosur në ballokonin e apartamentit ka shpërthyer.

Për pasojë është lënduar shtetasja M.G. 24 vjeçe ,e cila është dërguar në spitalin e Traumës Tiranë. Aktualisht ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut per jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.