Shpërthen Adele ndaj kandidatit Trump: Nuk të kam dhënë leje për të përdorur këngët e mija në mitingje

E publikuar: 01/02/2016 15:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Donald Trump gjatë fushatës së tij elektorale ka përdorur këngët e këngëtarës së famshme britanike Adele, kjo ka bërë që 27 vjeçarja të shpërthejë duke thënë se nuk i ka dhënë leje Trump dhe politikanëve të tjerë të përdorin këngët e saj në fushatat e tyre, shkruan The Independet.

“Adele nuk i ka dhënë leje askujt të përdorin këngët e saj”, ka thënë zëdhënsi i këngëtares. Mbështetje për këtë kanë shprehur edhe fansat e Adele, duke e quajtur veprimin e udhëheqësit të Republikanëve si të padrejtë dhe intolerant.