U mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve “MTV VMA 2018”.
Këngëtarja shqiptare, Rita Ora ka arritur të rrëmbejë çmimin “Best Dance” (Vallëzimi më i mirë) me këngën “Lonely Together”, të cilën e ka në bashkëpunim me DJ tashmë të ndjerë Aviciin, shkruan lajmi net.
Ndërsa tani, ajo ndau në rrjete sociale disa fotografi e cila thotë disa fjalë për mikun e saj, Aviciin.
“Avicii më ka inspiruar mua miliona herë me muzikën e tij dhe i jam përjetë mirënjohëse që kam punuar me të në këngën “Lonely Together”. Faleminderit MTV për vlerësimun e Lonely Together për vallëzimin më të mirë. Levan Tsikuishvili versioni juaj i videos ishte gjithçka! Dhe një falënderim i madh shkon për fansat që na votuan! Ne e ndamë VMA me ju!!”, ka shkruar Ora.