Ted Pelkey nga Westford, një qytet në Middlesex County, Massachusetts, Shtetet e Bashkuara, vendosi të marrë hak për administratën e qytetit e cila prej vitesh i ka refuzuar lejen për të ndërtuar një garazh.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në dëshirën e tij për hakmarrje, ai ngriti një skulpturë të madhe të gishtit të mesëm për të cilën pagoi 4,000 dollarë.
“Ndjehem keq se qytetarët mendojnë se një gjë e tillë u është drejtuar atyre. E kam vendosur për të marrë hak mbi administrimin e qytetit, e cila refuzon të japë leje për disa vite”, ka thënë Ted duke shtuar se ideja e tij erdhi në mend kur ai u ul me gruan e tij në bar.
Siç thuhet tutje, Ted luftoi me administratën për dhjetë vjet dhe ata refuzuan t’i jepnin leje për të ndërtuar garazhin e tij.
Kështu ai si hakmarrje, ka ngritur një skulpturë në kopshtin e tij katër metra të lartë në mënyrë që të jetë e dukshme në të gjithë qytetin dhe gishtin e mesëm e vendosi përballë ndërtesës së administratës.
Ai investoi para shtesë për ta bërë skulpturën të dukshme, edhe natën, duke vendosur edhe drita.
Si gjëja më e mirë e të gjithave, Ted thotë se qëndron fakti se nuk ka ligj që e vë atë në një akuzë penale për këtë vepër, sepse kjo konsiderohet si liri e fjalës. /Telegrafi/