Shpenzimet miliardëshe të ligave evropiane, sa harxhuan Kosova e Shqipëria?

E publikuar: 13/08/2024 16:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bleron Ajeti, zyrtar i faqes së specializuar për vlerën e futbollistëve – Transfermarkt, ka qenë mysafir i emisionit Favorit në T7 në fundjavën që shkoi.

Dhe, Ajeti ka dhënë statistika interesante në emision, duke nisur nga formacioni më i vlefshëm i Superligës së Kosovës në futboll, për të vazhduar me vlerën e klubeve elitare të vendit tonë dhe për futbollistët më të shtrenjtë apo vlefshëm që luajnë në Superligë.

Gjithashtu, ai zbuloi se nga Superliga e Kosovës janë larguar 113 lojtarë dhe nga kjo, klubet e këtushme i kanë përfituar 1,3 milion euro.

Ndër të tjera, Ajeti i përmendi edhe futbollistët e Superligës që u shitën më së shtrenjti në afatin kalimtar të verës.

Tutje, zyrtari i Transfermarkt zbuloi se miliarda euro janë shpenzuar nga Top 5 ligat evropiane, për t’i përmendur edhe pozitat e Superligës së Kosovës dhe të Superiores shqiptare në këtë aspekt.

Për ta parë emisionin e plotë Favorit në Youtube mund të klikoni më poshtë.