Kryesore

Shpend Maxhuni edhe katër vite në krye të Policisë së Kosovës

26.08.2016 13:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Shpend Maxhuni edhe katër vite në krye të Policisë së Kosovës

Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni pritet të rizgjidhet edhe për një mandat në krye të institucioni të sigurisë.

Kanë mbetur edhe disa ditë kur do të hapet konkursi për këtë post, ndërsa “Indeksonline” nga burimet e saja mëson se Maxhuni ka marrë pëlqimin që të jetë edhe katër vite në këtë post. Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme ende s’ka publikuar konkursin për këtë instuticon.

Udhëheqja e Policisë së Kosovës nën drejtimin e Maxhunit ka rezultuar të jetë tejet e suksesshme, në disa fusha. Duke përmendur atë kundër terrorizmit, kundër trafikimit me qenie njerëzore, arrestimin e fajdegjinjëve, kundër narkotikëve, zyrtarëve për korrupsion… etj.

Poashtu, PK-ja, nën udhëheqjen e Maxhunit, është ballafaquar edhe me protesta të shumta të dhunshme, duke përmendur edhe protestat e fundit të subjekteve opozitare të cilat kanë rezultuar me lëndimin e shumë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Madje, disa prej tyre u detyruan të shkojnë edhe jashtë vendit për shërim.

Vlen të theksohet se Shpend Maxhuni karrierën e tij në Policinë e Kosovës e filloi në vitin 1999 fillimisht si zyrtar policor patrullues, për të kaluar me pas në sektorë të ndryshëm në kuadër të Stacionit Policor Nr. 4 në Prishtinë ku punoi deri në vitin 2001.

Në vitin 2009 ai u caktua Ndihmësdrejtor i Përgjithshëm për Operacione ndërsa në pozitën e Ushtruesit të detyrës së Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm për Operacione u caktua në Prill të vitit 2011.

Në gushtë të vitit 2011 Shpend Maxhuni u caktua Ushtrues Detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës ndërsa Drejtor i Përgjithshëm u emërua më 12 Tetor 2011.

Maxhuni diplomoi në Universitetin e Prishtinës ne Fakultetin për Kulture Fizike. Studimet Master në fushën e Menaxhmentit i përfundoi në Universitetin Internacional të Prishtinës. Tani vijon studimet e doktoratës pranë Akademisë së Mbrojtjes “Spiro Misiu” ne Tiranë.

Ka vijuar disa trajnime profesionale jashtë vendit si në Qendrën Rajonale për siguri George C Marshall programin për ndërtimin e demokracisë në Kosove, Programin për udhëheqës te shekullit 21 dhe programin e Lidershipit Ekzekutiv, Programin për Menaxhimin e mbrojtjes në kontekst të gjerë të sigurisë në Akademinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, kursin Post diplomik në Akademinë Rajonale Diplomatike Shqiptare për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci. Gjithashtu vijoi të gjitha trajnimet për menaxhim dhe udhëheqje në të gjitha nivelet të organizuara pranë Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.

Maxhuni ka luajtur një rol te rëndësishëm në profesionalizimin dhe avancimin e PK-s në përgjithësi, veçanërisht në tranzicionin dhe bartjen e kompetencave nga misioni i OKB-s tek PK-ja. Për punën e tij të suksesshme është i shpërblyer me Medaljen e Nderit, Medaljen për shërbim dhe Medaljen Urdhri Ushtarak i shenjet “Constantiniano Di San Giorgio”

Jeton në Prishtinë bashkë me gruan e tij Luljetën dhe dy djemtë Gentritin dhe Shpëtimin.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje