Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka thënë se zgjidhja e vetme për krizën politike në Kosovë, janë zgjedhjet e parakohëshme.
I pari i Prishtinës i cili ndodhet në Uashington për Lutjet e Mëngjesit, tha se insistimi tek emri i Ministrit të Jashtëm, Hashim Thaçi, është përçarës dhe do ta thellonte krizën më tej.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai ka deklaruar se qeveria atuale nuk ka legjitimitet që të shtyjë përpara çështjet e demarkacionit të kufirit dhe të asociacionit të komunave serbe në veri.
Kemi një qeveri që nuk i ka fituar zgjedhjet duke thënë se do ta bëjmë demarkacionin dhe asociacionin serb në Kosovë dhe në anën tjetër janë këto dy çështje të cilat e kanë preokupuar qeverinë e Kosovës për një vit të tërë” ka shtuar ai.