Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se ndihet i turpëruar për gjendjen e varrezave të dëshmorëve të kryeqytetit dhe premton se do punojë për t’i rregulluar ato.
Në një Akademi Përkujtimore në kuadër të aktivitetit “Ditët e Krenarisë”, Ahmeti tha se Kosova nuk është shteti e as Prishtina nuk është komuna që dëshmorët e deshën.
Ai edhe për bashkimin kombëtar. Ahmeti tha që nëse tani nuk arrihet të bëhet, mjafton që kjo ide të çohet një hap para.
Ahmeti tha se përulet para veprës së dëshmorëve dhe se politikanët duhet të çojnë para amanetin e atyre që dhanë jetën për këtë shtet.
Ai bëri thirrje nga të gjithë që të punohet dhe të çohet para ekonomikisht vendi e edhe të bëhet bashkimi kombëtar, ndërsa u zotua se do të bëjë çmos që varrezat në Komunën e Prishtinës të mos jenë më ashtu siç janë tani.
Prishtina ka 67 dëshmorë të rënë në luftën e fundit në Kosovë, sipas listave të vjetra.