Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i ka kërkuar sqarime Kryetarit të Degës së PDK’së në Prishtinës, Lirak Çelajt se pse ky i fundit po e përkrahë Sami Hamitin dhe LDK’në në Kryeqytet.
Këto komente Kryetari i Prishtinës i ka bërë duke iu përgjigjur komenteve të Çelajt se edhe votat e PDK’së për Shpend Ahmetin kishin ndikuar për të fituar garën në Kryeqytet, në dimrin e vitit 2013.
“Por, tani z. Çelaj duhet të ju shpjegojë atyre votuesve të njëjtë se pse përkundër votës së tyre ai po i ndihmon Samiut në tentim bllokimin e qytetit”, ka shkruar Ahmeti, në një reagim në Facebook.
Ndryshe, Shpend Ahmeti ka vendosur të qeverisë në Kuvendin Komunal të Prishtinës pa bërë koalicion me asnjë parti pasi kështu ka vendosur Vetëvendosje. Rrjedhimisht, Ahmeti po sakrifikon qytetarët e Prishtinës për të ruajtur fytyrën e Vetëvendosjes.
Lexojeni të plotë reagimin e Shpend Ahmetit
Zv. Ministri i Drejtësisë, Lirak Çelaj paska deklaruar se votuesit e PDKse më kanë votuar mua për kryetar në raundin e dytë.
Po, ne e kemi marrë besimin edhe të atyre votuesve, edhe pse Ky zv. Minister ka thënë publikisht para raundit të dytë (nentor 2013, është në lajme) se nuk duhet të më votojnë.
Por, tani z. Çelaj duhet të ju shpjegojë atyre votuesve të njëjtë se pse përkundër votës së tyre ai po i ndihmon Samiut në tentim bllokimin e qytetit. Po e quaj tentim sepse qyteti do te zhvillohet perkunder bllokimit te Koalicionit Hamiti-Çelaj pikërisht për shkak të gjithë votuesve të Prishtinës.
P.S. Prej që është bërë zv. Minister i Drejtësisë nuk është hera e parë që kërcënon me gjykata e informacione. Por duhet ta kuptojë më që shantazhet e kêrcënimet nuk na frikësojnë.
/express/