Shpend Ahmeti ia “qëlloi” me analizën e tij për bisedimet me Serbinë (Video)

E publikuar: 11/12/2015 00:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti pretendon se ia ka qëlluar me një analizë politike, që e kishte dhënë më 2012, në emisionin Rubikon të KTV-së, për bisedimet Kosovë Serbi. Ai ka shpërndarë këtë video, ku ka theksuar se ia ka qëlluar asaj që ka ndodhur në realitet, raporton Gazeta Blic.

“Kjo video është nga viti 2012 në emisionin Rubikon. Ma dërgoi një mik. Tema është për negociatat me Serbinë. Si e kemi analizuar në vitin 2012 dhe sa është afër realitetit sot.”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.