Shpend Ahmeti: Edhe në New York ka gropa

E publikuar: 02/08/2021 22:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Duke iu përgjigjur kritikave të qeverisjes së tij 8 vjeçare, kryetari i Komunës Shpend Ahmeti tha se qeverisja e tij ka dhënë rezultate të mira për banorët e Prishtinës, por që “edhe në rrugët e New York ka gropa”.

Ahmeti shtoi se Prishtina do të ketë gropa edhe pas 12 viteve, por kjo s’do të thotë se nuk është bërë punë në kryeqytet.

“A kemi qenë perfekt dhe të pagabueshëm? Natyrisht se jo. Dhe tash dalin shembull thonë, është vonu puna në Muharrem Fejzë. Po bre, u vonu puna edhe në Pejton, por masi të përfundojë nuk e përmend më askush. A do të ketë probleme Prishtina edhe më tutje? Unë mendoj që edhe mas 12 vjetëve do të kemi gropa. Edhe Neëw York-u ka gropa, por mesatarja, jeta e qytetarit është përmirësu. Natyrisht, njeri jeton me ndryshime dhe tashmë i kërkon gjërat tjera”, është shprehur ai në Pressing.

Sipas tij, shumica e premtimeve të bëra janë përmbushur.

“Nga 100 premtime dhe 100 premtime nuk i ka pasë asnjë kandidat tjetër për kryetar në asnjë komunë. Dhe nuk po flas për premtime të llojit do të japim bursa për studentë”, është shprehur kryetari i Prishtinës.