Shpend Ahmeti diskuton me studentët e huaj për qeverisjen në Prishtinë

E publikuar: 23/01/2017 15:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shpend Ahmeti sot ka takuar rreth 120 studentë nga vendet të ndryshme të botës që ishin pjesë e programit EMA (Programi për të drejtat e njeriut dhe demokratizimin).
Studentët e Universitetit të Vjenës dhe Venedikut, u njoftuan nga afër mbi qeverisjen në Prishtinë, sfidat dhe arritjet e kryeqytetit të Kosovës, shkruan lajmi.net

“Në këtë takim, me studentët diskutuam mbi qeverisjen në Prishtinë, sfidat dhe arritjet, duke përmendur transparencën radikale, ndalimin e korrupsionit, nepotizmit, vënjen e rregullit në ndërtime, transportin publik e të tjera”, ka shkruar Ahmeti në facebook.