Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një njoftimi bëri të ditur se do të ndërprehet dezinsektimi hapësinor, për shkak të reshjeve të shiut.
Ahmeti përmes një postimi në Facebook, tha se dezinsektimi i paraparë për të vazhduar këtë javë, do të vazhdojë pas përmirësimit të motit.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë,për shkak të reshjeve të shiut, do të ndërprehet dezinsektimi hapësinor i paraparë për të vazhduar këtë javë. Ne do të vazhdojmë me punën në momentin e përmirësimit të motit, si dhe do të ju njoftojmë me kohë.Ju faleminderit për bashkëpunimin e deri tanimë”.


















