Shpejtim Bulliqi i jep vëllait të shoferit tender 35 mijë euro, më herët e kishte subvencionuar edhe shoferin

E publikuar: 14/10/2022 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer me një tender vëllain e shoferit të tij, Agron Fushës, të cilit më herët i kishte ndarë edhe subvencion.

Komuna e Podujevës që udhëhiqet nga Shpejtim Bulliqi, i ka dhënë tender në vlerë prej 35 mijë e 582 euro e 20 centë, kompanisë N.T.P “Fusha”, e cila është në pronësi të Sylejman Fushës, vëllait të shoferit të Bulliqit, Agron Fushës.

Tenderi i është dhënë vëllait të shoferit të Bulliqit për ta furnizuar komunën me letër të bardhë, raporton Demokracia.com.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, shoferit të tij ia kishte ndarë më herët edhe 2 mijë euro si ndihmë financiare.

Agron Fusha, me vendim është Zyrtar për Logjistikë – shofer i Kryetarit të Komunës së Podujevës, është emëruar nga vetë kryetari Shpejtim Bulliqi në këtë pozitë më 6 dhjetor 2021.

Demokracia.com e kishte siguruar edhe vendimin që Bulliqi e ka nënshkruar për dhënien e ndihmës financiare shoferit të tij, Agron Fusha, ku siç thuhet në këtë dokument zyrtar, 2 mijë euro i janë ndarë atij për shkak të gjendjes shëndetësore dhe pamundësisë për mbulimin e shpenzimeve mjekësore dhe trajtimit të mëtutjeshëm të tij