Shpalli fitoren në Bujanoc, Pajaziti: Kërkesën e parë për takim do ta bëj me Kurtin

E publikuar: 04/06/2024 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arbër Pajaziti, i cili e ka shpallur fitoren në komunën e Bujanocit në kuadër të zgjedhjeve lokale, sot përmes një lidhje direkte në “Edicionin Special” është shprehur se të parin në takim do ta ftoj kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Pajaziti është shprehur se në takim me Kurtin do të diskutohet për mundësitë e bashkëpunimit, përcjell Klankosova.tv.

“Ndërhyrja e Kurtit nuk ka pasur asnjë impakt tek votuesi, pa impakt ka qenë ky intervenim, apo kjo përkrahje, qytetarët këtu kanë vendosur me vullnet të lirë”.

“Unë kërkesën e parë për takim do ta bëj me kryeministrin Kurti. Unë do të kërkojë që t’i shohim mundësitë e bashkëpunimit”, është shprehur tutje ai.