Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC), në cilësinë e partnerit implementues të Programit të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) Angazhimi për Barazi (E4E), ka ftuar organizatat e kualifikuara joqeveritare (OJQ-të) kosovare të parashtrojnë aplikacionet e tyre për mbështetjen e avokimit, informimit, dhënies së rekomandimeve për politika dhe monitorimin e nismave në fushat kryesore tematike.
Në njoftim thuhet se tematikat janë këto:
Në përgjigje të kësaj Kërkese për Aplikim (KPA) parashihet që Programi E4E të ndaj:
Nga një grant të madh (në mes të 75,000 $ dhe 100,000 $) për këto fusha tematike:
- – Fusha tematike 1: Gratë në Qeverisje dhe Ekonomi;
- – Fusha tematike 4: Zgjerimi i Pjesëmarrjes së Personave me Aftësi të Kufizuara (PAK);
- – Fusha tematike 5: Zgjerimi i Pjesëmarrjes së të Rinjve; dhe
Përafërsisht dy grante të mesme në të vogla (në mes të 10,000 $ dhe 25,000 $ për grante të vogla, ndërsa për grante të mesme prej 25,000 $ deri në 50,000 $) për këto fusha tematike:
- – Fusha tematike 1: Gratë në qeverisje dhe ekonomi;
- – Fusha tematike 2: Fuqizimi i grave përmes rritjes së vetëdijësimit rreth të drejave pronësore të grave;
- – Fusha tematike 3: Rritja e mbrojtjes dhe vetëdijësimi për të drejtat e komunitetit LGBT;
- – Fusha tematike 4: Zgjerimi i pjesëmarrjes së personave me aftësi të kufizuara (PAK);
- – Fusha tematike 5: Zgjerimi i pjesëmarrjes së të rinjve.


















