Policia irlandeze është vënë në kërkim të një bandë shqiptare të narkotrafikut. Sipas asaj që shkruajnë mediat irlandeze, shqiptarët kishin kontrabanduar kokainë me vlerë 10.5 milionë euro nga Meksika në Irlandë, por u kap në portin e Dublinit.
Gjatë hetimit të kryer nga Byroja Kombëtare e Drogave dhe Krimit të Organizuar, Garda, dhe Shërbimi Doganor i të Ardhurave, u pikas ngarkesa e drogës.
Megjithatë policia nuk mundi të vërë në pranga asnjë nga anëtarët e bandës, të cilët besohet se bashkëpunojnë ngushtë me grupet meksikane të drogës.
Droga vinte nga Kolumbia dhe u transportua përmes Meksikës dhe ishte destinuar për në tregun evropian.
Besohet se disa nga pakot mund të kenë qenë të destinuara për tregun irlandez.
Droga e dyshuar e paligjshme u zbulua një njësi mallrash e pashoqëruar, e cila kishte zbarkuar një traget u ndalua dhe u kontrollua. Lënda narkotike do t’i nënshtrohen analizës nga Shkenca Ligjore Irlanda (FSI).