Shpallen fituesit e Nobelit për Ekonomi

E publikuar: 10/10/2016 13:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekonomistët Oliver Hart dhe Bengt Homstrom kanë fituar Çmimin Nobel për Ekonomi për këtë vit, për kontributin e tyre për “teorinë e kontratës”

Juria e Akademisë Mbretërore të Suedisë për Shkencë, ka thënë sot se puna e dy ekonkmistëve “paraqet një themel për hartimin e politikave dhe institucioneve në shumë fusha, përfshirë falimentimin dhe kushtetutat politike”.

Hart dhe Homstrom kanë analizuar gjëra të tilla si pagat e bazuara në performancë për drejtuesit më të lartë dhe aktivitetet në procesin e privatizimit në sektorin publik.