Ragip Xhaka është shprehur tejet i nervozuar me shortin e Euro 2016
Tashmë është hedhur shorti për Kampionatin Evropian që ka vu përball Zvicrën e shqiptarëve me Kombëtaren shqiptare.
Granit Xhaka dhe Taualnt Xhaka, janë vëllezërit që do të përballen me njëri-tjetrin në Francë 2016. Kjo nuk i ka pëlqyer aspak babait të vëllezërve Xhaka, Ragip Xhakës.
“Nuk kam pasur dëshirë që Zvicra të luaj kundër Shqipërisë, e as Taulanti kundër Granitit. Jam paksa i nervozuar me këtë short, por ja që ndodhi”, ka thënë për Supersport Ragip Xhaka.
“Kisha pasur dëshirë që edhe Graniti edhe Taulanti të kualifikohen në Euro 2016. Si Taulanti po ashtu edhe Grnaiti e duan shumë Shqipërinë andaj uroi që të shkojnë sa më larg”, ka shtuar më tej babai i vëllezërve Xhaka. /Express/