Është hedhur shorti për raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Kampioni i Kosovës, FC Prishtina nuk ka pasur shumë fat në short, ngase do përballet me klubin Ferencvarosi.
Në rast që Prishtina kalon parakualifikimet e LK, atëherë kundërshtari i parë do jetë kampioni i Hungarisë, Ferencvaros.
“Bardhëkaltërit” në gjysmëfinale të parakualifikimeve takohen me Folgore, pastaj në finale e presin fituesin e takimit Inter – HB.
Lajm i mirë për skuadrën e Prishtinës është që ka shmangur gjigantin kroat, Dinamo Zagreb.