Pranvera është stina e frymëzimit dhe e dashurisë, pro edhe stina e flirteve dhe e tradhtisë, për shkak të gjakut që na zien. E shkruajta këtë frazë për të vijuar më poshtë një histori time, shumë intime me ish shoqen e klasës.
Një ditë marsi isha duke ecur nëpër qytet së bashku me gruan time dhe po kërkonin ndonjë lokal interesant ku mund të pinim kafenë qetësisht. Kur papritur dëgjoj një zë nga pas që më thirri, Beni, ua sa paske ndryshuar. Kthej kokën kur ç’të shoh ishte Mira, një ish shoqja ime e gjimnazit, me thënë të drejtën dhe ajo kishte ndryshuar shumë, vetëm se ndryshe nga unë ajo ishte bërë më e bukur dhe më seksi.
Na u afrua, dhe pasi e prezantova me bashkëshorten e ftova që të ulej me ne në kafe. Gruaja ime filloi të bëhej menjëherë xheloze, pasi Mira kishte veshur një fustan transparent dhe me dekolte ku shfaqte format e saj mjaft seksi. Megjithatë biseda aty vijoi normalisht, dhe Mira më tregoi se prej dy vjetësh ishte ndarë nga burri, pasi kishin jetuar gjatë në Itali, dhe tashmë kishte vendosur të fillonte një jetë të re në Shqipëri.
Mira gjithashtu kishte filluar dhe organizimin e mbrëmjes së ribashkimit të maturës pas 20 vjetësh. Më tha dhe mua Beni do vish ti, unë u përgjigja menjëherë, po sigurisht që do të vi. Mira si për të bërë edhe më shumë xheloze gruan time më tha, ej Beni në mbrëmje duhet të vish vetëm jo i shoqëruar, gruas time sa nuk i ra të fikët në atë moment.
Kaluan dy javë dhe unë bashkë me një ish shokun tim të gjimnazit të cilin e takova krejt rastësisht u nisëm për tek mbrëmja e ribashkimit, të cilën do e festonim në një local në periferi të qytetit. Sapo ju afrova derës më doli para Mira këtë herë ishte bërë edhe më rezëllitëse se herën e parë, u magjepsa i gjithi, dhe nuk po i hiqja dot sytë nga gjoksi i saj.
Pasi u ulëm dhe konsumuam disa gota, i afrohem Mirës dhe e ftoj të vallëzojmë. Në një moment Mira më prek organin tim gjenital, dhe aty nuk munda të përmbahem më dhe i them se je shumë e bukur dhe do doja që të të puthja pa fund. Prisja ndonjë reagim të keq, por Mira më tha eh Beni unë kam shumë vite që e pres të ma thuash një gjë të tillë.
Megjithatë ndenjëm dhe pak në lokal, dhe unë u largova bashkë me Mirën pranë një moteli aty pranë. Atë natë kemi bërë dashuri si të çmendur, dhe ishte nata më e bukur e jetës sime. Aq sa tani kur shoh gruan time, më duket sikur s’kam bërë kurrë dashuri.


















