Shoqërohen në stacion policor 6 persona për posedim të paligjshëm të narkotikëve

E publikuar: 25/09/2017 14:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drug addiction

Në kuadër të punës policore, ku pikë synim është garantimi i sigurisë publike, gjatë fundjavës (me datat 22 dhe 23 shtator), njësitet policore të stacionit Qendra në Prishtinë, në bashkëpunim me Njësitin e Reagimit të Shpejtë (NjRSh), kanë ndërmarrë një operacion në disa rrugë të qendrës së qytetit, ku kanë arrit të : ndalojnë dhe kontrollojnë mbi 100 vetura,
të shqiptojnë 21 fletëparaqitje për kundërvajtje të trafikut, prej tyre 9 fletëparaqitje janë shqiptuar për drejtim të mjetit nën ndikim të alkoolit si dhe të shoqëroj në stacion policor gjashte persona të dyshuar për posedim të paligjshëm të substancave narkotike.

Gjashtë personat e shoqëruar në stacion policor (të moshës prej 22 – 31), pas përfundimit të inverstimit nga ana e policisë me urdhër të Prokurorit të shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Operacioni është realizuar rajonin e përgjegjësisë së stacionit policor Qendra ne Prishtinë, në rrugën Tirana, Fehmi Agani, MIgjeni, Luan Haradinaj, Enver Zymberi, Ahmet Krasniqi, respektivisht në afërsi të lokaleve të natës, që frekuentohen nga të rinjtë.

Raste të tilla, posedim të paligjshëm të substancave narkotike, në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë që nga 1 janari i vitit 2017 deri më sot janë iniciuar gjithsejtë 231.