Shoqëria që përfundon siç nuk do të pritej: Vajza martohet me babanë e shoqes më të mirë, dyfish më të vjetër (Foto)

E publikuar: 19/10/2018 18:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grua që u martua me babanë e një prej miqve më të mirë, thotë se njerëzit i krahasojnë ata me të famshmit, Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Taylor dhe Kern Lehman, 27 dhe 54, besojnë se ngjashmëritë janë tërhequr për shkak se ajo duket si aktore, ata kanë moshë goxha të ndryshme dhe se ata janë një “çift i goditur”.

Bëhet e ditur se çifti nga Phoenix, Arizona, SHBA, filloi të flirtonte në një bar pesë vjet më parë, por kurrë nuk priste që një gjë e tillë do të përfundonte me martesë.

Pasi zbuluan dashurinë e përbashkët për muzikën, udhëtonin dhe argëtoheshin, çifti shpejt filluan të jetojnë së bashku dhe tanimë janë edhe të martuar.

Taylor takoi burrin përmes shoqes më të mirë Amanda, 30 vjeçe, e cila është e bija e Kern – dhe pavarësisht se kishte fillimisht “keqkuptime” në mes tyre, të tre tani shkojnë mirë. /Telegrafi/