Shoqëria e pazakontë mes maces dhe gjelit që jetojnë në të njëjtin oborr (Video)

E publikuar: 12/04/2019 16:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Banorët e një shtëpie në Meerut të Indisë, kanë mbetur të hutuar me sjelljet e kafshëve të tyre shtëpiake.

Macja dhe gjeli që jetojnë në të njëjtin oborr, kanë një shoqëri të pazakontë dhe gjithnjë luajnë mes vete, transmeton Telegrafi.

Loja e tyre, nuk është gjithnjë e qetë, pasi ata përfshihen edhe në përleshje të lehta, ku macja e kafshon për qafë, ndërsa gjeli që është i ri në moshë, e godet me sqep.

Megjithatë, gjithçka përfundon pa lëndime, ndërsa ata vazhdojnë të qëndrojnë sërish në hapësirën e përbashkët. /Telegrafi/