Banorët e një shtëpie në Meerut të Indisë, kanë mbetur të hutuar me sjelljet e kafshëve të tyre shtëpiake.
Macja dhe gjeli që jetojnë në të njëjtin oborr, kanë një shoqëri të pazakontë dhe gjithnjë luajnë mes vete, transmeton Telegrafi.
Loja e tyre, nuk është gjithnjë e qetë, pasi ata përfshihen edhe në përleshje të lehta, ku macja e kafshon për qafë, ndërsa gjeli që është i ri në moshë, e godet me sqep.
Megjithatë, gjithçka përfundon pa lëndime, ndërsa ata vazhdojnë të qëndrojnë sërish në hapësirën e përbashkët. /Telegrafi/