Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është ankuar që Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, nuk ua ka ndarë një dekoratë për 10 vjetorin e Pavarësisë. Sipas tyre Thaçi ka dekoruar një numër të madh të personaliteteve madje edhe njerëz dhe institucione që kanë qenë kundër shtetit, kurse jo edhe Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Sjellja e këtillë tregon joseriozitetin e institucioneve tona shtetërore dhe të njerëzve që janë në krye të tyre, të cilët duket asnjë punë nuk i qasen me përgjegjësinë dhe seriozitetin e duhur”, thuhet në reagimin e tyre, transmeton Gazeta Express.
Tutje në reagimin e tyre thuhet se me udhëheqës të tillë, që janë pushtetarë, e jo shtetarë, Kosova po stagnon në ndërtimin e shtetësisë së saj.
Shumë figura të shquara publike kanë refuzuar të marrin dekoratën nga presidenti Thaçi. Por, duket se presidenti i ka harruar shoqatat e veteranëve të cilët e përkrahën kur Thaçi iniconte zhbërjen e Gjykatës Speciale

















