Stewart Power nga Degenham i Anglisë, që ka fobi shumë të madhe nga merimangat, është bërë viktimë e mahisë nga një shok i tij.
Ai është shfaqur i buzëqeshur, derisa ka hapur gojën prej nga i ka dalë insekti me përmasa të mëdha, transmeton Telegrafi.
“Vetëm pse e di që i kam frikë merimangat, gjeti më të madhen në oborr dhe e futi në gojë, për të më tmerruar mua”, ka shkruar Power lidhur me rastin.
Pamjet që mund t’i shihni më poshtë, tregojnë momentin dramatik që i ka rrëqethur të gjitha ata që ndjejnë bezdi ndaj këtij insekti. /Telegrafi/