Keni dëgjuar ndonjëherë që trurii fëmijëve përthithë më shumë rrezatim se sa truri i një të rrituri? Për këtë arsye fëmijët janë më të rrezikuar se sa të rriturit.
Dr. Martin Blank, nga Departamenti i Psikologjisë në Universitetin e Kolumbisë, ka formuar një grup shkencëtarësh nga e gjithë bota, me qëllimin që të bëjnë apel ndërkombëtar tek Kombet e Bashkuara për rreziqete lidhura me përdorimin e pajisjeve të ndryshme, që emetojnë valë elektromagnetike, të tilla si celularët dhe Wi-Fi.
Mesa duhet nga studimi rezultoi se truri i fëmijëve absorbon më shumë rrezatim se sa i të rriturve, dhe për këtë arsyeekspertët e ndryshëm të shëndetit sugjerojnë që t’i mbani ata larg celularëve, iPad-ve dhe pajisjeve të tjera elektronike që kanë Wi-Fi.
Studiuesit këshillojnë prindërit duke u thënë se fëmijët nuk duhet të përdorin celular ose ndonjë pajisje tjetër që ka wireless. Kështu ata thonë që as ju të mos e mbani celularin tuaj afër tyre, duke e fikur atë më shpesh në prani të fëmijëve.
Videoja shpjegon rreziqet e ndryshme që lidhen me këto pajisje. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka pranuar se rrezatimi nga celularët mund të shkaktojë kancer. Ky qëndrim erdhi pas një vendimi të përbashkët të një ekipi prej 31 shkencëtarëve, nga 14 vende të ndryshme të botës