Shokon Marina Fara, bombardon rrjetin me foto lakuriq nga shtrati

E publikuar: 09/10/2017 23:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vajza e këngëtares Eli Fara ka shpërndarë në rrjetet sociale disa foto ku duket nudo  në shtratin  e saj e mbuluar me një çarçaf. 

Këto foto janë publikuar një pas një në Instagram. Provokimet e fundit vijnë menjëherë pas një seti fotografik ku Marina u shfaq shumë sensuale. 

Por në të nuk mungonin rrobat. Këtë herë Marina është treguar më e guximshme duke synuar të rrëmbejë sa më shumë vëmendje nga fansat. 

 Ditët e fundit super sexy është përfilur për një romancë me ish banorin e Big Brother, Olsi Klosi.

Këto fjalë ajo i ka kundërshtuar në mënyrë të prerë duke kërkuar që të mos aludohet më lidhur me këtë çështje, pasi ata të dy ishin thjesht miq. 

Të njëjtën gjë ka pohuar dhe Olsi. /Gazeta Express/