Shokohet Serena Williams, eliminohet nga ‘Rio 2016’

E publikuar: 10/08/2016 09:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Serena Williams është eliminuar nga Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’.

Tenistja amerikane, Serena Williams, e cila e mbronte medaljen e artë nga olimpiada e kaluar, është eliminuar me humbjen shokuese nga tenistja ukrainase, Elina Svitolina.

Numri një i botës u mposht 6:4 dhe 6:3 nga 21 vjeçarja e cila është e 20’ta në listën e lojtareve më të mira në botë.

Në gjysmëfinale do të takohet me tenisten çeke, Petra Kvitova, që dy herë ishte fituese e turneut të njohur, Wimbledon.

Svitolina është shprehur tejet e lumtur që eliminoi tenisten më të mirë në botë, e cila tha se ky është një moment i veçantë për të. /Express/