Pritjet e mëdha të shqiptarëve për filmin SHOK nuk janë kurorëzuar me fitimin e një Oscar-i.
Megjithatë ky film dhe kasta e tij kanë shkruar historinë e kinematografisë moderne shqiptare.
Filmi “Shok”, një histori nga lufta e fundit në Kosovë, me regji të anglezit Jamie Donoughue e me producent Eshref Durmishin, e ka përmbyllur rrugëtimin në Akademinë e Filmit Oscar, duke mos rrëmbyer statuetën e praruar në ar, por duke i kthyer sytë e botës kah Kosova.
Çmimin për filmin më të mirë të metrazhit të shkurtër, “Shok”-ut ia rrëmbeu filmi “Stutterer”.


















