Para pak minutash është dhënë premiera e filmit të shkurtër “Shok”, filmi i parë i nominuar për çmimin Oscar nga Kosova në kategorinë e filmave të shkurtër.
Në këtë premierë, të ftuar kanë qenë njerëz nga arti, politika, shoqëria civile e gazetarë.
Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka thënë të ketë qenë prezent në sallë për të parë filmin, ndërsa theksoi se ngjarja e tij e bëri tërë sallën të qajë.
“Sapo pash filmin Shok, të nominuarin e parë të Kosovës për Oskar. Bazuar në një ngjarje të vërtetë, trishtuese dhe zemërthyese, është film që na bëri tërë sallën të qajmë. Historia jonë shërbehet mirë nga këta aktorë dhe ky ekip. Urime edhe regjisorit James Donoghue”, ka shkruar Thaçi.