Një rast i rëndë ka ndodhur sot, në Ferizaj.
Derisa një punëtor po përkujdesej për mbarëvajtjen e punimeve në një rrugë, një person tenton të kalojë përmes asaj rruge, me veturën e tij.
Pavarësisht paralajmërimeve të punëtorit që zona është punishte, qytetari insistonte që të kalojë. Në situatë e sipër, ai del nga vetura dhe sulmon fizikisht punëtorin, duke e goditur dhe kapur për fyti.


















