Shoferi i shefit të Zyrës Ruse në Prishtinë, Andrey Shugurov e ka lanë të vdekun nji person dhe nji tjetër në gjendje të randë për jetë, n’aksidentin që ka ndodhe t’Shtunën në mbramje në në rrugën Mitrovicë-Zveçan, te porta e kombinatit “Trepça” në Rudar, raporton “Gazeta Fjala”.
Vetura xhip e ambasadës ishte me tabela diplomatike, ndërsa ka godite direkt veturën tjetër “Jugo”. Edhe shefi i Operativës së Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Zeljko Bojic, ka thanë për agjencinë e lajmeve Beta se në aksident janë përfshi nji veturë e markës “Jugo” dhe nji xhip, ndërsa të lënduemit janë transportu në spitalin e Mitrovicës së Veriut.
Kirurgu kujdestar, Zvonko Radosavljevic, ka thanë se njani nga tre të lënduemit në këtë aksident nuk i ka shpetue plagëve, përderisa personi i dytë ka marrë lëndime të randa ortopedike, kurse i treti asht lëndu në gjoks, raporton “Gazeta Fjala”.