Pamje të pabesueshme tregojnë dhjetëra krokodilë që vërtiten në ujë në një vendkalim në një lum në Australi.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet dramatike të marra me dron thuhet se tregojnë një shofer me një veturë që rrezikon jetën e tij, në një vend ku janë raportuar shumë viktima.
Kalimi i zhytur paksa në ujë thuhet se është famëkeq për shkak të ujërave të saj të mbushur me krokodilë.
Vendi në fjalë konsiderohet si një nga pjesët më të rrezikshme të ujit në Australi, me vdekje të shumta të raportuara atje gjatë viteve.
Ndërkohë që ka shenja paralajmëruese për rrezikun e sulmeve, peshkatarët dhe turistët kanë guxuar edhe kësaj radhe me jetë, vetëm për të paraqitur pamjet atje. /Telegrafi/