Shoferë instruktorë nuk mund të jetë një 23 vjeçar

E publikuar: 02/02/2016 18:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni për Zhvillim Ekonomik ka shqyrtuar sot amendamentet e projektligjit për patentë shofer. Gjitha këto shqyrtime janë bërë nga vetëm tre anëtar dhe kryesuesi i komisionit pa pasur kuorum. Gjatë shqyrtimit ata kanë evidentuar disa vërejtje të amendamentit, shumica ishin vërejtje gjuhësore.

Kryetari i komisionit për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa tha se tash mbetet që ndryshimet e amendamenteve t’iu dërgohen anëtarëve të komisionit dhe pastaj projektligji për patentë shofer të votohen në tërësi.

Raif Qelaj, anëtari komisionit për Zhvillim Ekonomik, ka paraqitur shqetësimet e tij se në shumicën e projektligjeve që vijën nga ministri të ndryshme ka shumë paqartësi në formulimin gjuhësorë.

Sipas Qelaj, ndryshimet që janë bërë, janë që shoferët instruktorë iu është shtyrë mosha nga 23 vjeç sa ka qenë në 25 vjeç.

Kryetari i komisionit Muhamet Mustafa tha se instruktori do të duhej të ketë më shumë aftësi të vozitjes se sa aftësi të shkollimit.

Ndërsa, Sala Berisha, anëtare e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, kërkoi të di se sa është numri i instruktorëve të licencuar nga Ministria e Infrastrukturës.
Hebib Hasani, nga Ministria e Infrastrukturës tha se në asnjë shtet nuk aplikohet që instruktorët të jetë të shkolluar.

Për këtë amendament u vendos që ata instruktorë të cilët kanë licencë e kanë të drejtën të përdorin deri në pensionim të tyre. Ndërsa, për ata të cilët aplikojnë për herë të parë për licencë për instruktorë duhet të jenë të shkolluar.

Po ashtu, komisioni ka shtyrë për mbledhjen e ardhshme shqyrtimin e raportit me amendamente të Projektligjit nr. 05/L-062 për Siguri në Punë në Veprimtarinë Minerare dhe shqyrtimin e planit të punës së Komisionit për vitin 2016./