Këngëtarja e njohur e muzikës popullore dhe patriotike, Shkurte Fejza, e cila po është e ftuar për të kënduar në koncertin e këngëtarit të muzikës rap, Viktor Paloka – Unikatili, e ka kallur atmosferën me këngë patriotike.
E ndër to, është edhe kënga “Pa u farue djem e çika, jo nuk ndahet Mitrovica”.
Këtë këngë, ajo jo vetëm që e këndoi në qytetin e Mitrovicës por e këndoi edhe në një atmosferë të tensionuar politike ku disa herë flitet për ndarje të pjesës veriore.
E siç duket, Shkurte Fejza ka dhënë një mesazh përmes këngës së saj