Karen Fornos Klein po shëtiste në një pjesë periferike të Surrey të Anglisë, kur papritmas qeni saj Ambar u zhduk pa gjurmë.
Pasi e thirri dhe i kërkoi të kthehet, dëgjoi hapat e tij teksa kërcisnin nëpër shkurret dhe gjethet e thata, transmeton Telegrafi.
“E pashë në momentin e fundit, kur po vinte drejt meje. Arrita ta fotografoj, teksa ishte kamufluar në ambientin ku ndodhej”, ka thënë Klein lidhur me rastin.
Fotografia e postuar në rrjetin social, ka bërë që shikuesit të hapin sytë mirë dhe të shikojnë me vëmendje, derisa e kanë gjetur. /Telegrafi/