Sigurimi i Gruevskit u fut pa leje në TV21, i kërkoi gazetarit t’i fshijë incizimet!? (Video)

E publikuar: 18/06/2016 17:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sigurimi i ish – kryeministrit, njëherazi kryetari i partisë në pushtet, VMRO-DPMNE-së, sot janë futur në oborrin e TV21pa leje për t’i kërkuar gazetarit të Televizionit t’i fshijë incizimet nga telefoni celular. Para incidentit, lideri i partisë Nikolla Gruevski ka qenë duke u shëtitur në rrugën “Maqedonia”. Gazetari i TV21 është munduar ta kap këtë moment për ta publikuar më pas në ueb – faqen e TV21. Menjëherë pasi që sigurimi e ka vërejtur tentimin e tij për të incizuar, gazetarit i kanë kërkuar që të tregojë legjitimacionin, pas çka ai e ka treguar.Raport i TV21.tv nga Maqedonia./ 21 Media