Dy persona janë lënduar mbrëmë gjatë një përleshje në fshatin Smesnicë në komunën e Zelenikovës së Shkupit. MPB sot njoftoi se deri te përleshja ka ardhur për shkak të një lidhjeje dashurie mes anëtarëve të dy familjeve.
Të dy personat e lënduar kanë marrë plagë nga armë zjarri në gjoks dhe janë transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Naum Ohridski” ku janë mbajtur për trajtim.
Në përleshje kanë marrë pjesë D.K dhe V.K të cilët me armë zjarri kanë qëlluar XH.D (30) dhe F.D (25). Me ç’rast XH.D ka marrë dy plagë në pjesën e gjoksit, ndërsa F.D një plagë në pjesën e gjoksit.
Ndërmerren masa për gjetjen e D.K. dhe V.K. dhe për zbardhjen e tërësishme të rastit./MIA/