Shkullaku: Si e mbylli Rama emisionin investigativ me një leje ndërtimi

E publikuar: 09/11/2017 22:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari Armand Shkullaku teksa i referohej raportit të Edi Ramës me mediat, u shpreh sot në “Opinion” se është Rama që flirton me pronarët e mediave, duke e sjellë gazetarinë në këtë gjendje ku është sot.

Ai madje, iu referua rastit të emisionit “Iceberg”, një emision që e kritikonte Ramën, por që u mbyll pasi drejtuesi i tij mori një leje ndërtimi në mes të Tiranës pranë Librit Universitar. “Pas lejes së ndërtimit Icebergu u mbyll”, u shpreh Shkullaku.

Ai ka shkuar edhe më tej, kur thotë se asnjë nga mediat e mëdha nuk është kundër Edi Ramës.