Shkruan Agon Maliqi: Paaftësia e Qeverisë dhe racizmi i BE’së

E publikuar: 12/02/2017 17:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkruan Agon Maliqi:
Une nuk e kisha shfajesu BE-ne si fajtore primare te izolimit te Kosoves. Evropa ka racizem latent dhe te institucionalizuar i cili po forcohet nga presioni i elektorateve gjithmone e me shume kundershtuese ndaj imigracionit dhe me fobi te vecante ndaj myslimaneve. I vetmi gabim i qeverise ketu ka qene paaftesia totale, qe buron nga arroganca, per me ua komuniku qytetareve me kohe se çka eshte ky proces dhe se si behet ai ligjerisht. Kjo paaftesi eshte shfrytezuar nga opozita qe eshte shume me e afte sa i perket komunikimit.
Sinqerisht, eshte mjaft marre me u anku per nji vize, e me u ba pune e madhe rastet individuale si puna ime dhe e Erollit. Sidomos kur dihet se çfare hallesh ekzistenciale kane njerezit kendej, dhe se sa shume kosovare perballen me refuzime vizash por nuk kane qasje ne media per t’ua kuptuar dikush situaten. Pikerisht per shkak se problemi eshte kolektiv dhe jo personal, vendosa me e publiku rastin tim. Se pari ne twitter me shpresen se kontaktet e mia jashte vendit munden me e kuptu problemin tone. Dhe se dyti ne facebook, qe ne me fillu me mendu se si mund ta zgjidhim kete problem.

Une nuk e kisha shfajesuar BE-ne si fajtore primare te izolimit te Kosoves. Evropa ka racizem latent dhe te institucionalizuar i cili po forcohet nga presioni i elektorateve gjithmone e me shume kundershtuese ndaj imigracionit dhe me fobi te vecante ndaj myslimaneve. Kane qite kushte te paarsyetueshme ne rastin tone nese shikohet ne aspekt krahasues. Nuk eshte Kosova kurre me e korruptuar se shume prej vendeve qe kane liberalizim vizash. Demarkacioni si problem teknik eshte kusht krejt i kote qe u shfaq ne moment te caktuar per motive gjeopolitike.

Por, ja qe tash keto jane kushtet dhe ne nuk jemi ne pozite me i caktu ato por duhemi me u pershtate. Sa i perket demarkacionit, harrojeni qe BE-ja terhiqet prej ketij kushti tash pas gjithe kesaj rremuje, jo pse puna e kufirit me Malin e Zi paska kaq shume rendesi, por sepse ajo nuk do te lejoje krijimin e precedenteve ku kushtezimet e saj merren si “relative” dhe te kundershtueshme.

Kjo pune do te kishte qene vertete problematike nese kushtet e mbetura do te ishin te demshme apo nese prej nesh do te kerkohej ndonje kompromis i papranueshem. Ne kete drejtim, edhe pas kaq shume muajsh leximi per kete pune, asnjehere nuk arrita me u bind se demarkacioni eshte bere gabim dhe se ne kemi falur toke. I vetmi gabim i qeverise ketu ka qene paaftesia totale, qe buron nga arroganca, per me ua komuniku qytetareve me kohe se çka eshte ky proces dhe se si behet ai ligjerisht. Kjo paaftesi eshte shfrytezuar nga opozita qe eshte shume me e afte sa i perket komunikimit.

Çelesi i liberalizimit pa dyshim per vite te tera ka qene ne duart e pushtetit, i cili ka qene i paafte me i permbushe kushtet teknike dhe me e adresu problemin e korrupsionit. Kosova realisht ka mundur ta fitoje liberalizimin para tre-kater vitesh po te mos kishim institucione kusaresh. Sot kushti i luftimit te korrupsionit mbetet aty, por eshte i artikuluar shume gjere dhe eshte abstrakt. Keshilli i BE-se ka fleksibilitet per te vendosur nese kemi arritur sukses (shenjat jane se ne kete pike mund te marrim note kaluese per shkak te aktakuzave te vitit te fundit).

Por kushti i demarkacionit eshte shume specifik dhe aspak fleksibil. Demarkacioni ose kalon ose jo ne Kuvend. Prandaj ironikisht celesi i liberalizimit sot eshte ne duart e opozites dhe nenkupton ndalimin e manipulimit me kete teme per motive te gares per pushtet. Fatkeqesisht shenjat jane se mund te kete perpjekje te ngjashme te bllokimit si vitin e kaluar. Aman, njerez, ketu pa dyshim na duhen edhe masat radikale per me e shkunde sistemin, por jo per kete kauze te paqene!

TEMAT:VIZAREFUZIM