Shkrepte plumba gome nëpër dhomë, qëlloi në fytyrë të vëllain që hyri papritmas (Video)

E publikuar: 22/04/2019 15:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Justin Ervin nga Uashingtoni i Shteteve të Bashkuara, e ka thirrur të vëllain Dylan, për t’ia bërë një befasi.

Në momentin që ai hyri, u qëllua në fytyrë me një plumb gome, prej vëllait të tij që po i shkrepte nëpër dhomë, transmeton Telegrafi.

“A mund të vish ta shikosh këtë, sa më shpejtë” dëgjohet duke thënë ai në sfond, ndërsa nga ana tjetër shfaqet Dylan, që mbetet i habitur me goditjen që pësoi.

Shumica e shikuesve, kanë thënë se ai ka mundur ta lëndonte me këtë goditje, por mësohet se plumbat janë nga një gomë e butë që nuk bëjnë dëme. /Telegrafi/